Hyseni takon ambasadorin gjerman, bisedojnë për dialogun Kosovë-Serbi
Koordinatori shtetëror për dialogun me Serbinë, Skender Hyseni ka pritur sot në takim ambasadorin e Gjermanisë në Prishtinë, Joern Rohde, të cilin e ka informuar për rrjedhën e deritashme të dialogut Kosovë-Serbi.
Në profilin e tij në “Facebook”, Hyseni ka shkruar se në takim ka theksuar rëndësinë e veçantë që ka përkrahja e mëtejme e Gjermanisë për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova. “Sot, prita në zyrën time ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde. Biseduam për rrjedhën e deritashme të dialogut Kosovë-Serbi. Duke çmuar lartë kontributin e madh të Gjermanisë dhe përkrahjen për Kosovën, dhe përkushtimin e kancelares Merkel, theksova rëndësinë e veçantë që ka përkrahja e mëtejme gjermane për proceset nëpër të cilat po kalon vendi ynë. Ambasadori Rohde, nga ana e tij tha se përkushtimi dhe angazhimi i Gjermanisë për Kosovën dhe rajonin mbetet i palëkundshëm”, ka shkruar Hyseni