Hyseni takon kongresmenin Eliot Engel
Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), njëherësh sekretarit për Marrëdhënie Ndërkombëtare në këtë parti, Skënder Hyseni, është takuar sot me kongresmenin amerikan, Eliot Engel, i cili është kryetar i komitetit për politikë të jashtme në Kongresin Amerikan.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se partneriteti strategjik dhe miqësia e veçantë me SHBA-të janë të shenjta dhe të pazëvendësueshme. “Takimi me Kongresistin Eliot Engel, kryetar i Komitetit për politikë të jashtme në Kongresin Amerikan sot ishte rast i mirë për të trajtuar aspekte të veçanta të zhvilimeve në Kosovë dhe rajon. Partneriteti strategjik dhe miqësia e veçantë me SHBA-të janë të shenjta dhe të pazëvendësueshme. Engel, si gjithmonë përkrahje e fuqishme e Kosovës!”, ka shkruar Hyseni.
Zyrtari i LDK-së, është pritur dje në Shtëpinë e Bardhë nga i dërguari i posaçëm i presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadori Richard Grenell.