Hyseni: Të rijnët e Gjakovës janë ballafaquar me plot sfida në 11 vjet shtet
Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Gjakovës ka mbajtur të enjten një debat me të rinjtë e kësaj komune.
Debati me të cilin ka filluar vargu i aktiviteteve kulturore e sportive për nderë të 11-vjetorit të pavarësisë së Kosovës ka pasur temën me titull “11+11” përmes së cilës duke u ndërlidhur e kaluara me të ardhmen, është biseduar për sfidat e të rinjve gjatë 11 viteve pavarësi, angazhimin konkret të të rinjve gjatë kësaj periudhe por edhe angazhimin dhe planet e tyre në 11 vitet e ardhshme.
Drejtoresha e kësaj drejtorie, Saranda Hyseni, ka thënë se të rijnë e Gjakovës janë ballafaquar me plot sfida në 11 vitet e ekzistencës së shtetit të Kosovës.
Pavarësisht kësaj, ajo ka shprehur bindjen se vitet e ardhshme do të jenë shumë më efektive dhe me perspektivë më të madhe për të rinjtë.
Përpos drejtoreshës Hyseni, pjesë e panelit dhe e debatit me të rinjtë ishin edhe Berat Thaqi, aktivist i organizatave rinore, Arbër Lleshi nga “Bone Vet” dhe Freskina Mula, aktiviste e trashëgimisë kulturore.
/Epoka e re/