Hyseni thotë se takimi me Pompeon nuk është kërkuar
Koordinatori shtetëror për dialog, Skënder Hyseni, ka thënë se nuk ka kërkuar që të takohet me sekretarin Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo.
Sipas tij, një takim me Pompeon nuk do të ishte e përshtatshme te kërkohej.
“Po lexoj në medie se gjoja është refuzuar një takim ‘imagjinar’ i imi me Sekretarin Pompeo. Nuk ka se si te refuzohet diçka qe nuk është kërkuar. Vetëm një injorant apo edhe më keq, një qëllimkeq, mund te lansojë spekulime dhe të pavërteta të tilla!”.
“E pakta që mund të them është se tingëllon vërtetë qesharake dhe skajshëm joprofesional titulli pompoz se ‘Pompeo refuzuaka të takoj Koordinatorin shtetëror për dialog’ kur një takim i tillë nuk është kërkuar kurrë dhe as qe do të ishte e përshtatshme te kërkohej. Që dje kam demantuar lajmet se gjoja ‘pritet një takim i tillë’”, ka shkruar Hyseni në llogarinë e vet në “Facebook”.
https://www.facebook.com/skender.e.hyseni/posts/1188295588195602