Hysni Gucati arrin në Kosovë, viziton nënën e sëmurë në QKUK
03 korrik 2022
| 14:00
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka arritur sot në Kosovë.
Ai është parë i shoqëruar nga forca të shumta të njësive speciale të EULEX-it, raporton “Kanal10”.
Gucatit i është lejuar ta vizitojë nënën e tij të sëmurë që po trajtohet në QKUK.
Kujtojmë se javë më parë, Gjykata Speciale ka dënuar Gucatin me katër vite e gjysmë burgim.