Hysni Gucati del sot para Gjykatës Speciale

01 tetor 2020 | 11:59

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, do të paraqitet sot për herë të parë para Dhomave të Specializuara në Hagë.

Paraqitja do të bëhet në formë të seancës publike dhe mund të përcillet përmes video-linkut, kanë njoftuar Dhomat e Specializuara më 29 shtator.

Gucati është arrestuar më 25 shtator nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, nën dyshimet se ka penguar drejtësinë.

Të martën, para Dhomave të Specializuara është paraqit edhe nënkryetari i OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj, i cili ishte arrestuar po ashtu më 25 shtator, nën dyshimet për pengim të drejtësisë.

Kundër Gucatit dhe Haradinajt nuk ka ende aktakuza të ngritura.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Llapit nëpërmjet një njoftimi për medie ka bërë…