Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt u vazhdohet paraburgimi

27 tetor 2021 | 16:52

Trupi i gjykues, i kryesuar nga gjykatësi Charles L Smith II, ua ka vazhduar paraburgimin Hysni Gucatit e Nasim Haradinaj deri në marrjen e vendimit pas pranimit të informatave që kanë kërkuar nga Policia e Kosovës (PK). Dhomat e Specializuara kanë kërkuar nga Policia e Kosovës që deri më 26 nëntor të ofrojë informata për këtë gjykatë.

Këto informata, janë kërkuar nga policia lidhur me autoritetin dhe aftësinë (në veçanti, për sa i përket personelit dhe burimeve në dispozicion) për të kufizuar lëvizjet e individëve që i nënshtrohen lirimit të përkohshëm, për të monitororuar dhe kufizuar komunikimet e individëve të tillë, për të administruar arrestin shtëpiak dhe për të siguruar ekuivalentin e masave të lartpërmendura gjatë shtrimit në spital.

Hysni Gucati dhe Nasim Haradinajn janë duke u akuzuar nga Specialja për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
28.10.2021 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Gjakovë 1.…