Hysni Klinaku publikon këngën “Krushqit e Lirisë”, kushtuar Adrian Krasniqit
Këngëtari i mirënjohur Hysni Klinaku ka lansur këngën më të re të tij kushtuar katër luftëtarëve të lirisë.
Bëhet fjalë për luftëtarët dhe nismëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, heronjët Mujë Krasniqi, Ilir Konushevci, Qerim Kelmendi dhe Adrian Krasniqin.
“Unë i pari krushqit po i nisi, lëshon kushtrimin Adrian Krasniqi”, këto janë disa nga vargjet e këngës tekstin e së cilës e ka shkruar Faton Krasniqi dhe e ka kënduar për mrekulli këngëtari Hysni Klinaku.
Njoftimi i plotë i tekst-shkruesit: Faton Krasniqi
Për nder të Ditës së Dëshmorëve lansohet kenga e re për dëshmorin e parë në uniformën më të shenjtë në Histori të Popullit tonë, tri germat e arta të UÇK-së!
Penda ime ishte e vogel dhe e pa fuqishmë për ta përshkruar figuren dhe voepren e madhe tê Heroit Adrian Rexhep Krasniqi!
Pasi që u linda dhe rrita nê Duart e Arta tê vëllaut tonë Adrianit nga zemra dhe mê plotê zemer i thura keta rreshta!!
U mundova:
Sa ma origjinal
Sa ma rrjedhshem dhe
Sa ma Kuptim plotë!
Për ta Përshkru Biografin, Figuren dhe Vepren e Adrian Rexhep Krasniqi duhet penda e njê Mjeshtrit të madh mê ditê tê tera!
Lavdi jetê e mote të gjith atyre që mê vetê dije tê plotê dhanê jeten nên Amblemen ma tê shenjet në Histori tê Shqiptarve tri shkronja tê Arta UçK që ne jê jetoim e frymoim në liri!
Lavdi tê gjith Deshmorve të Kombit !
Lavdi Heroit Adrian Rexhep Krasniqi!
Tekstin: Faton Çokë Krasniqi.
Muziken, orkestër, kompozim dhe interpretim
Mjeshtri i madh Hysni Klinaku!