Hyundai, Kia dhe Genesis rrisin prodhimin e modeleve të veturave për tregun evropian
Grupi Hyundai që përfshin markat e veturave Hyundai, Kia dhe Genesis, po planifikon që të prodhoj modele shtesë për tregun evropian.
Ekipi për studim dhe prodhim i tri markave momentalisht udhëhiqet prej Tyrone Johnson. Në vitin 2021, ekipi i Johnson po punonte jo më pak se 30 projekte të reja të veturave.
Këto projekte përfshinin Hyundai Kona N, i20 N dhe Elantra N, e në këtë vazhdë ekipi evropian i R&D do të përpunojë modele më të personalizuara për tregun evropian, dhe në fakt do të udhëheqin edhe ekipin për përpunimin e një numri të modeleve tjera globale, transmeton Telegrafi.
Autocar raporton se këto kompani kanë konsoliduar një numër të mjaftueshëm të pistave për testime në Evropë, prej kur Johnson e morri detyrën në vitin 2018.
Përpjekjet e R&D tani janë të bazuar tek ish-pista e testimeve të Opel në Dudenhofen të Gjermanisë, dhe në anën tjetër Grupi i Hyundai po punon që të dyfishojë madhësinë e pistës së saj në Nurburging.
Një nga modelet e fundit të prodhuara për tregun e Evropës ishte Genesis G70 Shooting Brake. Përderisa është e qasshme me vetëm motorin e trefishtë me katër cilindra e jo me motorin e dyfishtë V6 i cili është i zakonshëm për këtë model, kjo veturë u prit mirë nga publiku, dhe tani gjendet edhe në tregun australian të veturave.
Ndërsa magazina e famshme e veturave shkuan se vetura u mirëprit aq shumë nga publiku saqë në të ardhmen do të mund të shitet edhe në tregun e Koresë Jugore.