Hyzer Rizani i PDK-së: Koha për Reflektim
Lidershipi kosovar me maturi të shtyjnë proceset politike.
Vendit i duhet kontributi i politikbërësve më shumë se kurrë në mënyrë që ta përmbushin misionin për fuqizim të institucioneve, bashkëpunimin me Institucione ndërkombëtare në mënyrë që sa më parë dhe në sa më shumë instanca ndërkombëtare Kosova të jetë e pa ndarë nga mundësitë e saja për të kontribuar nënvizon Dr.Hyzer Rizani i PDK-ë.
Për ta përmbush sa më shumë këtë synim roli i faktorit politik vendor i Kosovës është katalizator esencial i ndryshimit i cili ndikon në reflektimin si të faktorit vendor po ashtu edhe ndërkombëtar shton Rizani duke u përqëndruar në
organizimim e subjekteve politike dhe politikbërësve kosovar. Megjithatë nevojitet dhe duhet të kenë kauzën e fuqizimit të shtetit të Kosovës duke respektuar koloritin politik në vend dhe të pakompromis në Interesa madhore të cilat me miqët ndërkombëtar më lehtë dhe më të bereqetshme janë deklaron Rizani.
Faktorizimi i Kosovēs është i domosdoshëm ndërsa të gjithë si një duhet të kemi para syshë që kostoja e lirisë dhe Pavarësisë së vendit është shumë e lartë (e pallogaritshme) por shume e bekuar me emrin Republika e Pavarur e Kosovës për të cilën horizonti i kontributit është i gjerë dhe i gjatë në kohë dhe mund. Ndërsa edhe më tej vazhdon të ketë kosto të lartë, ajo me çlirimtarë prapa grilave shton Rizani.
Pranë e kemi datën e zgjedhjeve 9 Shkurtin, për këtë do të ketē mobilizim nga të gjithë, megjithatë a do të kemi mirëkuptim për bashkërendim politik për të mirën e vendit pa dallim vendi dhe kohe meqë e kemi vetëm një shtet për të cilin duhet kontribuar e i cili na bën krenar dhe faktorizon në rajon dhe më gjerë thotë qëndrimin e tij
Dr. Hyzer Rizani
Kryetar i degës së PDK-së në Lipjan.