I arratisuri Ujkan Metaj u arrestua dje në shtëpinë e tij

25 korrik 2024 | 13:03

Policia e Kosovës pas rrugëve operative ka arrestuar dje të arratisurin e para 2 javëve nga Burgu i Dubravës, Ujkan Metaj.

Siç bëhet e ditur Ujkan Metaj, është arrestuar në shtëpinë e tij në fshatin Shushicë e Ulët në Istog, mbrëmë rreth orës 18:00.

Metaj, me vendim të prokurorit, pas intervistimit është dërguar në Burgun e Dubravës për vuajtjen e dënimit.

“Dubravë, Istog 12.07.2024-20:00. Me 24.07.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i arratisur ditë më parë nga Burgu i Dubravës. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit dërgohet në Burgun e Dubravës”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka ndërruar jetë i mituri G.K. i cili u plagos…