I barta ditët e verës në katin e dytë të shtëpisë

09 shkurt 2021 | 16:54

Dije Demiri Frangu

 

I barta të gjitha ditët e verës deri në katin e dytë

Të palosura si një shportë kujtimesh i kapa

Në katin e dytë i barta i shtriva si vargje antike i lashë

Atë bluzën pa krah që e vishja kur doja të dukesha sy i verës

Fustanin që ma lavdëroje ditën kur folëm për Markezin

E kapelën e kashtës sa vrapoje bregut të Shën Gjinit

Ta zësh si një flutur për të ma vënë në kokë

Bashkë me njelmësinë e puthjes bregdetare

Pastaj sandalet e verdha, të kuqet e të bardhat bashkë me udhët që ecëm këtë verë

Bashkë me fjalët e hidhëta e me fjalët e ëmbla

I futa në dollapin e drunjtë e çantat si roje ua vura përbri

Të mbushura fjalë, thashetheme, ofshama e poezi

E librin “Becoming” të zonjës Obama

E palosa verën si bluza që palosej trupit nga djerset

Eja më kap përdore bashkë t’i këpusim tash ftonjtë

Derisa të vijë dita që ta nxjerr verën me afsh përsëri

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pavarësisht se ka shumë kohë që është larguar nga tregu…