I BËJË THIRRJE ALBIN KURTIT: SHFUQIZOI – ORËN POLICORE DHE MASAT TJERA ANTINJERËZORE!

08 prill 2021 | 09:05

Nga Sheradin Berisha

Nga dita e sotme kanë hy në fuqi masat e reja “Anti-COVID” të qeverisë Kurti, të cilat do të zgjasin deri më 18 prill me mundësi të zgjatjes së këtij afati!

Përveç marketeve ushqimore dhe barnatoreve në emër të “virusit të ri anglez” shtohen masat detyruese për mbajtjen e maskës dhe të destancës sociale në ambiente të mbyllura e të hapura, ndalohet veprimtaria e të gjitha qendrave të mbyllura tregtare, gastronomike, marketeve, furrave të bukës, byrektoreve, qebaptoreve, pikave të shitjes së karburanteve e të tjera.

Gjithashtu ndalohen të gjitha grumbullimet, mbledhjet, seminaret, trajnimet, dasmat dhe ahengjet familjare, homazhet, mbajtja e pamjeve për vdekjen e familjarëve, fitnesi, të gjitha aktivitetet sportive, mbyllja e shkollave dhe kalimi i mësimit online në të gjitha institucionet publike dhe private të arsimit parauniveristar dhe universitar, si dhe çdo veprimtari tjetër jetësore shoqërore!

Pra me këto masa është mbyllur në “kafaz” gjithë jeta publike e qytetarëve të Kosovës!

Qeverisë Kurti sikur nuk i kanë mjaftuar këto masa plotësisht izoluese!

Në këtë vistër masash ka marrë vendim edhe për ushtrimin e orës policore nga ora 22:00 deri në orën 5 të mëngjesit!

Kundër kujt ushtrohet kjo orë policore?!

Kundër qarkullimit të lirë të qytarëve për t’i lënë hapësirë të lirë qarkullimi armikut të padukshëm të quajtur “virusi anlezë”?!

Kjo është një dalldisje çmendurie e kësaj qeverie!

Prandaj në këtë moment kur po fillon ora policore, unë nga pozita e njeriut të lirë i bëjë thirrje Albin Kurtit,(këtij promovuesi të masakës me dorëza të zeza) që t’i shfuqizoi:
– orën policore dhe
– masat tjera tmerrësisht antinjerëzore!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi…