I besoi GPS-së dhe ra në kanal
18 shkurt 2019
| 00:32
Një gjerman, i cili i besonte verbërisht sistemit të navigimit, GPS, të makinës së tij, përfundoi të dilte përmes dritares së automjetit, pas rënies në një kanal, theksoi policia lokale.
69-vjeçari po ngiste automjetin në errësirë dhe me kohe me shi, në mbrëmje në qytetin Edewecht, në veriperëndim të Gjermanisë.
Sistemi i tij GPS e çoi atë nëpër rrënojat e një fabrike dhe më pas mbi buzë një kanali.
Ai arriti të shpëtojë përmes një dritare anësore para se makinën e tij të mbytej.
I baltosur dhe i lagur ai eci përgjatë një rruge derisa një automobilist u ndal dhe telefonoi për ndihmë./express/