I biri i Alija Izetbegoviqit i dhuron Kurtit librin e babait

06 dhjetor 2024 | 20:58

Kryeministri Albin Kurti, krahas takimeve në Sarajevë me drejtues të institucioneve, u takua edhe me drejtues të partive politike në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Shefi i qeverisë kosovare u takua me Kryetarin e Partisë për Veprim Demokratik (SDA), Bakir Izetbegoviq dhe Kryetarin e Partisë për Bosnjën dhe Hercegovinën (Stranzka za BiH), Semir Efendiq.

“Kryeministri fillimisht u mirëprit nga Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, Izetbegović me të cilin diskutuan për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve, zhvillimet në të dy vende dhe mundësitë dhe sfidat e përbashkëta. Kryetari Izetbegović e falënderoi për vizitën, me ç’rast i dhuroi kryeministrit librin e babait të tij, ish presidentit të Bosnjës dhe Hercegovinës, Alija Izetbegović, “Alija Izetbegoviq: Vepra 3”, thuhet në komunikatë.

Kurti pastaj u mirëprit nga Semir Efendiq. Edhe me të diskutuan për raportet ndërmjet dy vendeve dhe për rritjen e bashkëpunimit.

Efendiq e falënderoi kryeministrin për vizitën dhe për vendimin e qeverisë që të mundësojë udhëtimin e lirshëm të qytetarëve të Bosnjës dhe Hercegovinës me letërnjoftim në Kosovë duke filluar nga 1 janari 2025.

Pas këtyre takimeve, Kurti do të marrë pjesë si folës kryesor në një diskutim rreth bashkëpunimit dhe marrëdhënieve rajonale të organizuar nga organizata joqeveritare, “Asociacioni i Intelektualëve të Pavarur Krug 99”.

Kryeministri Albin Kurti mirëpritet në Sarajevë, nga Kryetari Partisë për Bosnjën dhe Hercegovinën, Semir Efendiq.
Kryeministri Albin Kurti mirëpritet në Sarajevë, nga Kryetari Partisë për Bosnjën dhe Hercegovinën, Semir Efendiq.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një nga historitë kryesore ndërkombëtare jashtë Ukrainës sot ka qenë…