I bllokuam sheshet sepse ju nuk po i respektoni thirrjet
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se është ndaluar qarkullimi në sheshet e kryeqytetit. Ahmeti ka shkruar në “Facebook” se pasi nuk po respektohen thirrjet për të qëndruar në shtëpi, Komuna e Prishtinës, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, kanë marrë vendimin të ndalohet qarkullimi nëpër sheshet e kryeqytetit.
“Thirrjet për të mos dalë pa nevojë nuk po respektohen nga qytetarët. Aq më pak tash, që edhe moti po përmirësohet. Masat shtesë të sigurisë janë të domosdoshme. Në këtë fazë sheshet nuk mund të përdoren si hapësira të shëtitjes! Ministria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës dhe institucionet e tjera relevante, janë koordinuar dhe dakorduar për kufizimin e shëtitjeve nëpër sheshe”, ka shkruar Ahmeti në “Facebook”.