I burgosur në Shqipëri, Fredi Beleri drejt zgjedhjes si eurodeputet në Greqi
Zgjedhjet për Parlamentin Europian në Greqi, kryesohen bindshëm nga partia në pushtet e qendrës së djathtë e kryeministrit Kyriakos Mitsotakis
Fitorja e Demokracisë së Re është me një diferencë të thellë nga partia e majtë e SYRIZA-s që renditet në vendin e dytë.
Fredi Beleri, aktualisht është i treti më i votuari nga nga Demokracia e Re, ku duket se do të sigurojë njëvend në Parlamentin Europian, pasi partia e kryeministrit grek do të përfaqësohet aty me 7 deputetë.
Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule në një prononcim për mediat tha se e sotmja është një natë e madhe gëzimi për Himarën.
“Ka siguri që Fredi do të jetë eurodeputet. Është një natë e madhe për Himarën. Ky është një shfajësim i Belerit, për betejat e përjetshme të gjithë helenizmit. Historia është shkruar me shkronja të arta”, u shpreh ai.