I burgosuri në Burgun e Dubravës i rrah oficerët korrektues, i bën për spital
Një mosmarrëveshje për shfrytëzimin e telefonit në burgun e Dubravës ka shkaktuar rrahje pasditen e djeshme. Në përleshje është përfshirë një i burgosur, i cili është kapur me zyrtarët korrektues të cilët i sulmoi fizikisht, raporton Sinjali.
Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se fillimisht i dyshuari kishte kërkuar që ta shfrytëzonte telefonin më shumë se që është e lejuar, e më pas iu është vërsulur oficerëve, të cilët i ofendoi, e më pas i rrahu me grushte, duke iu shkaktuar lëndime trupore.
Si masë parandaluese që të mos eksalohet situata, oficerët e kanë vënë nën kontroll të dyshuarin, teksa janë njoftuar edhe Policia e Prokurori i Shtetit.
Zyrtarët që pësuan lëndime kanë marrë trajtim mjekësor në spital, ndërkohë që burimet thonë se për përleshjen Prokuroria ka urdhëruar inicimin e rastit si “Sulm”.