I burgosuri zgjedh karrigen elektrike në vend të injeksionit vdekjeprurës
09 dhjetor 2018
| 14:25
Një i burgosur në Tennessee ka zgjedhur të vdesë në karrigen elektrike në vend të injeksionit vdekjeprurës. David Earl Miller, i dënuar me vdekje, u ekzekutua në karrigen elektrike pas debateve se injektimi do t’i shkaktonte më shumë vuajtje.
Ai ishte i fundit mes një numri në rritje të burgosurish që u përpoqën ta shmangnin injektimin vdekjeprurës pas disa ekzekutimeve të dështuara.