I buzëqeshur në “zip-line”, një turist e filmoi masakrën e Kashmirit, por pa kuptuar ç’po ndodhte poshtë tij

29 prill 2025 | 01:44

26 turistë mbetën të vrarë nga sulmi i ekstremistëve muslimanë pakistanezë në një zonë turistike në territorin e diskutueshëm të Kashmirit.

Mediat raportuan se terroristët pakistanezë nisën të hapnin zjarr në Pahalgam duke vrarë pushuesit indianë të besimit hindu. Pati raportime se autorët kontrolluan përpara se t’i vrisnin turistët, për të mos ekzekutuar myslimanë, të cilët gjithashtu ndodheshin në zonë.

Por së fundmi një video e pazakontë është postuar në rrjetet sociale. Aty shfaqet një burrë i cili lëshohet me zip-line pikërisht në livadhin ku ndodhi masakra. Në sfond dëgjohen të shtëna me armë, dhe njerëzit fillojnë të vrapojnë. Por ai duket se nuk e kupton çfarë po ndodh, teksa gjatë gjithë kohës shfaqet i qeshur. Ende nuk dihet fati i këtij personi.

Punonjësi i zipline gjithashtu dëgjohet duke thënë “Allahu ambar” disa herë, duke bërë që në rrjetet sociale të spekulohet se ai e dinte çfarë po ndodhte.

Ngjarja ka shkaktuar rritjen e tensioneve mes Indisë dhe Pakistanit, duke ngjallur frikën se mund të ketë një konflikt të armatosur dhe në shkallë të gjerë mes dy vendeve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Propozimi i Vetëvendosjes për Albulena Haxhiun si kryetare të Kuvendit…