I dashuri e kritikoi që është shumë e shëndoshë, 27-vjeçarja bën transformimin drastik
Një vajzë 27-vjeçare ka arritur që të humbasë 76 kilogramë, pasi i dashuri i saj i tha se është “shumë e shëndoshë”.
Alida Dreyer ishte 145 kilogramë, pasi konsumonte ushqime me shumë yndyrë dhe sheqer për vite me radhë. Në shkollë e tallnin, e si pasojë ajo ka menduar që edhe të kryente vetëvrasje.
Në moshë 13-vjeçare ajo u diagnostikua me Sindromën Polikistike të Vezës (PCOS), e cila shkakton shtim në peshë.
Madje edhe i dashuri i saj prej 3-vitesh e la se ishte shumë e shëndoshë dhe nuk binte në peshë. Ndërkohë në moshën 23-vjeçare ajo kuptoi se nuk mund të kishte fëmijë nëse nuk binte nga pesha, e si pasojë vendosi që të bënte ndryshimin drastik.
“Kur lidhja ime përfundoi, bota ime u shemb. Kjo më bëri që të hedh një vështrim nga vetja ime. 27-vjeçarja nga Australia tregon se nisi të donte më shumë veten, e si pasojë nisi edhe një dietë strikte. Gjithashtu ajo realizoi edhe një operacion për të hequr kilogramët e tepërt, e tani duhet thënë se duket një njeri krejt tjetër.