I dashuri e uron Dua Lipën për ditëlindje
23 gusht 2018
| 11:40
Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka festuar të mërkurën ditëlindjen e saj të 23-të. Me këtë rast, ajo ka marrë urime të shumta nga miqtë, kolegët dhe familjarët e saj.
Një nga më të veçantit padyshim se ishte ai i të dashurit të saj, Isaac Carew me të cilin së fundmi u bashkuan sërish.
“Urime ditëlindjen për personin e jetës. Të dua ty që po mbush 23 vjeç sot, nga nëna e verës tek nëna e shampanjës”, ka shkruar ai ne rrjetin social “Instagram”, të cilin e shoqëron me një fotografi ku shfaqet duke u puthur me Duan.