I dashuri i Dua Lipës i është gëzuar zgjedhjes së presidentes në Kosovë
07 prill 2021
| 00:14
Anwar Hadid ka publikuar një postim në storien e tij në Instagram derisa shkruan se Kosova ka zgjedhur 38 vjeçaren për presidente, shkruan lajmi.net.
Ai nuk ka shkruar ndonjë mbishkrim por vetëm se e ka postuar mazhin në Instagramin e tij. Sidoqoftë kjo është një mbështetje shumë e madhe nga modeli i njohur pasi shumë njerëz e ndjekin në rrjete sociale dhe fal tij mund ta njohin edhe Kosovën.
Ndryshe, Anwar ka muaj që është në lidhje dashurie me Dua Lipën dhe dyshja pothuajse shumicën e kohës e kalojnë së bashku dhe janë të pandashëm.
Rikujtojmë se, Anwar Hadid është vëllai i motrave modele Bella dhe Gigi Hadid.