I dashuri i Dua Lipës u tregon të huajve për Skënderbeun: Djali i shqiponjave

25 korrik 2021 | 12:48

Këngëtarja e famshme shqiptare, Dua Lipa, ka vizituar Shqipërinë. Gjatë qëndrimit në Tiranë, artistja ka zhvilluar takime me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe me kryeministrin Edi Rama.

Lipa erdhi në Tiranë për të parë nga afër punimet që po zhvillohen për mobilimin e kopshtit me fondet që janë mbledhur nga shitja e bluzave “Lutu për Shqipërinë”, një iniciativë nga vetë këngëtarja në bashkëpunim me miqtë e saj.

Në këtë vizitë ku u mirëprit mjaft mirë nga shqiptarët, Dua kishte pranë saj të gjithë familjen dhe partnerin e saj, Anwar Hadid. Përmes postimevenë rrjetet sociale, duket se vëllai i motrave të famshme Hadid, e ka pëlqyer shumë vendin tonë.

Ai ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale fotografi nga vizita në Tiranë dhe Krujë. Anwar ka postuar në “Instastory” foto nga skulptura e Skënderbeut dhe shkruan se ai është djali i shqiponjave dhe më i madhi i vendit në Shqipëri.

I dashuri i Duas nuk e ka lënë me kaq, pasi ka publikuar edhe një fotografi të flamurit të Skënderbeut me shqiponjat dykrenore.

I dashuri i Dua Lipës u tregon të huajve për Skënderbeun:

I dashuri i Dua Lipës u tregon të huajve për Skënderbeun:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar…