I dashuri i ri i Kourtney Kardashian është mik i familjes
19 shtator 2018
| 11:26
Pas ndarjes nga Younes Bendjima, Kourtney Kardashian është parë me një model të ri. Burimet tregojnë se Kourtney ka rënë në dashuri me 20-vjeçarin, Luka Sabbat.
“Ata udhëtuan drejt Çikagos së bashku gjatë fundjavës. Ai ka qenë një mik i familjes për vite por po e pëlqejnë njëri-tjetrin shumë. Ajo i pëlqen djemtë e rinj’, ka thënë një burim. Kardashian 39-vjeçare dhe Sabbat u panë në një hapje madhështore në Çikago. “Ata po i mbanin duart dhe qeshnin. Ajo dukej shumë e lumtur”, ka treguar më tej burimi për “Page Six”.