I dashuri kap “mat” Bebe Rexhën në dhomën e gjumit duke…

28 gusht 2021 | 19:09

Përveçse ka miliona ndjekës në profilin e “Instagram”-it, tani ka arritur që të mbledhë një numër të madh fansash edhe “TikTok”. Është fjala për këngëtaren e famshme shqiptare, Bebe Rexha, e cila herë pas here poston video mjaft interesante.

Së fundmi, 31-vjeçarja ka ndarë me afro 7 milionë ndjekësit në këtë rrjet social, një video në të cilën shfaqet duke kërcyer nën ritmet e këngës “Hello, my name is Suzie”. E teksa po realizonte këtë video, në dhomë ka hyrë edhe i dashuri i saj, regjisori Keyan Safyari.

Ky i fundit duket se është futur papritur në dhomë dhe sheh këngëtaren teksa këndon dhe kërcen. Siç shihet nga pamjet, Keyan afrohet për të parë më mirë, dhe në një moment tund kokën në shenjë habie, ndërkohë që Bebe fillon të qeshë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reperi i njohur Ledri Vula, është një nga emrat më…