I dënuari në arrati jep me qira shtëpinë luksoze
05 shkurt 2019
| 11:13
Një i arratisur britanik, i cili i shmangu dhjetë vjet burg, duke ikur në Dubai, ka dhënë me qira shtëpinë e vet luksoze. Zahid Khan, 31 vjeç, u arratis nga shtëpia në Birmingham, pasi u dënua për mashtrim.
Rezidenca prej 700 mijë sterlinash, në Yardley Wood Road, ka gjashtë dhoma gjumi, tri banja, një pishinë me ujë të ngrohtë dhe kinema. Ajo, gjithashtu, ka një xhakuzi dhe dhoma me avull.