I dërguari i Trumpit i kërkon Qeverisë së re të Kosovës të heqë taksën ndaj Serbisë

04 shkurt 2020 | 12:50

I dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, i ka bërë thirrje Qeverisë së re të Kosovës që të heqë taksën ndaj mallrave të importuara nga Serbia.

Grenell, i cili është edhe ambasador i Shteteve të Bashkuara në Gjermani, ka bërë me dije se pret që “taksa të hiqet menjëherë”.

“Ua kemi bërë të qartë të gjithë udhëheqësve të partive (në Kosovë) se heqja e taksës është në interesin më të mirë të Kosovës dhe ekonomisë së këtij vendi”, ka deklaruar në një deklaratë me shkrim për agjencinë e lajmeve Associated Press.

Kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti, i cili është zgjedhur në këtë detyrë të hënën, ka thënë se është i gatshëm për vazhdimin e dialogut me Serbinë dhe ka paralajmëruar formimin e një ekipi gjithëpërfshirës për këtë proces.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Clippersave ka fituar në sekondat e fundit 108-105…