I dërguari i Trumpit mbledh në Berlin drejtuesit e Listës Serbe
13 nëntor 2019
| 17:12
I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan, Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka ftuar në takim për të enjten në Berlin drejtuesit e Listës Serbe.
Siç i është konfirmuar “Klan Kosovës” takimi do të mbahet në Ambasadën amerikane në kryeqytetin gjerman aty ku Grenelli është ambasador.
Delegacioni i Listës Serbe, në Berlin do të ketë takime paraprakisht këtë të mërkurë me zyrtarë të lartë të Qeverisë së kancelares Angela Merkel.
Tema kyçe të bisedimeve do të jenë mundësia që Lista Serbe të jetë pjesë e Qeverisë në ardhje të Kosovës si dhe mundësitë e rinisjes së dialogut Kosovë-Serbi që është ndërpre tash e një vit.