I dështon magjia, zhduket 40-vjeçari
18 qershor 2019
| 11:15
Një magjistar indian, i cili u zhyt në lumë, i lidhur me zinxhirë dhe litar, u gjet i vdekur. Chanchal Lahiri, i njohur me emrin e skenës ‘Jadugar Mandrake’ (Wizard Mandrake), u ul me çikrik në lumin në Kolkata të dielën me një kostum të verdhë dhe të kuq.
Por 40-vjeçari me këmbët dhe krahët e lidhur fort dështoi të dalë nga uji. Pamje dramatike kanë dalë të hënën nga çasti kur ai u fut në ujë.