I dha fund lidhjes me futbollistin e njohur, Anna Lika tregon “gabimin” që bëri

04 janar 2021 | 01:46

E ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Soiree” me Jonida Shehun në ABC ishte edhe aktorja e moderatorja e njohur Anna Lika. Gjatë bisedave dhe batutave që hidhte e priste në këtë pajamas party, ajo dashje pa dashje ka përmendur lidhjen që ka patur me futbollistin Amir Rrahmani, teksa Jurgen Pecnikaj, djali i talentuar në çifteli po fliste për sukseset tij dhe projektet që ka së shpejti.

Jurgen Pecnikaj u shfaq i rezervuar për të folur publikisht për projektet që ka, me frikën se mos ndoshta nuk do t’i realizohen. Dhe pikërisht në këtë moment, Anna Lika është hedhur dhe tha: “Po, po ashtu më ka ndodhur edhe mua. Kisha konkrete një lidhje, e përfola, e përfola, u ndava”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trilogjia “Gjergjat në drita përkrenaresh” - Avni Dehari, Sh.b. “Orfeu”,…