I dolën pamjet duke konsumuar drogë, shkarkohet nënkryetarja e komunës së Leposaviqit
30 janar 2024
| 13:44
Kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi, ka shkarkuar nga detyra nënkryetaren e komunës, Dragana Miletiq.
Shkarkimi i nënkryetares ka ardhur pas dyshimit se ka poseduar substanca narkotike.
“Shkarkimi nga detyra e nënkryetares sipas nenit 1 të këtij vendimi, bëhet për shkak të shkeljeve të rënda të punës dhe mosrespektimit të pozitës së saj si nënkryetare dhe mos përmbushjes së detyrave të punës”, është thënë në vendim e nënshkruar nga kryetari Hetemi.
Për rastin ka reaguar Prokuroria Themelore në Mitrovicë, e cila ka autorizuar Policinë e Kosovës që të ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore lidhur me hetimin e rastit të nënkryetares së Leposaviqit, Dragana Miletiq, që dyshohet se ka konsumuar drogë. /RTK