I dyshuari për sulmin me thikë në Gjermani është një 26-vjeçar sirian
25 gusht 2024
| 09:36
I dyshuari i cili tashmë ndodhet në paraburgim për sulmin me thikë në qytetin gjerman perëndimor të Solingenit që vrau tre persona dhe plagosi tetë është një burrë 26-vjeçar sirian, thanë autoritetet herët të dielën.
I dyshuari u dorëzua dhe e pranoi krimin, thanë policia dhe prokurorët e Duseldorfit në një deklaratë të përbashkët, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.
“Përfshirja e këtij personi aktualisht është nën hetim intensiv”, thanë ata.
Sulmi, për të cilin grupi i Shtetit Islamik mori përgjegjësinë, ndodhi të premten në mbrëmje në një festival që shënonte historinë 650-vjeçare të qytetit.