I frymëzoi koronavirusi, “The Rolling Stones” publikojnë këngën e parë pas 8 vitesh
24 prill 2020
| 10:41
Grupi i famshëm The Rolling Stones ka publikuar një këngë të re pas 8 vitesh “pushim”. Kënga me titull “Living in a Ghost Town” (Të jetosh në një qytet-fantazmë) është frymëzuar nga situata që po kalon bota me koronavirusin.
“Jeta ishte kaq e bukur, tani jemi të gjithë në karantinë/ Ndihem si fantazmë që jeton në një qytet-fantazmë”, janë disa nga vargjet e këngës të kënduara nga Sir Mick Jagger.
Kjo është kënga e parë e The Rolling Stones që nga viti 2012.
https://www.youtube.com/watch?v=HbxVrE3ZdU4