I fshihej policisë prej 17 vjetësh në një shpellë
02 tetor 2019
| 10:55
Një 69-vjeçar që kishte 17 vjet në arrati pasi kishte dalë nga burgu, kapet më në fund nga policia kineze, e cila ia pa shpellën ku fshihej nëpërmjet dronëve.
Song Jiang, një trafikant qeniesh njerëzore, kishte 17 vjet që fshihej në malet e provincës Junan. Ai ishte dënuar për trafikim grash dhe fëmijësh, por u arratis nga burgu në vitin 2002.
Policia nisi ta kërkojë sërish në fillim të shtatorit, kur mori një informacion se ku mund të gjendej.