I fshiva sytë me vargjet e tua

03 tetor 2022 | 08:43

Nga: Vjollca Bajraj

***

Sot vesha pallton tënde
nuk me bëri përshtypje
që më binte e madhe
i futa duart në xhepa
kërkoja ngrohtësinë
e dorës tënde
gjeta ca sálveta
me ca vargje të shkëputura
syzet e tua i vura në sytë e mi
oh Zot… fillova ta shoh botën me sytë e tu
sa e mjerë dukej gjithçka
pastaj m’u mjegullua pamja
i fshiva sytë me vargjet e tua

***

Qyshkur shkove ti
fillova të plakem
edhe pse flokët nuk m’u zbardhen kurrë
m’u plakën ëndrrat
dëshirat
m’u plakën sytë
duke i mbajtur mbyllur
mos ndoshta
në errësirë diku më shfaqesh
e më thua
se më pret si dikur
te stacioni i autobusëve

***

Dikur kur ndihesha e vetmuar
Numëroja orët, ditët, javët, muajt
Të prisja se e dija se do të vije
Tash kur ndihem e vetmuar
S’më ka mbetur të pres asgjë tjetër
Pos vdekjes
Se veç ajo do të më bashkojë
Me ty

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Praga do të jetë qendra e politikës evropiane këtë javë,…