I ftoi opozitarët për darkë, Albin Kurtit i shkon sonte vetëm Memli Krasniqi
13 maj 2024
| 08:41
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka marrë ftesë nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për një takim pune, i cili do të ndodhë sonte.
Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu, i cili është shprehur se qëndrimi i PDK-së është i qartë. Sipas tij, rrugëdalja e vetme janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Takimi mes Kurtit dhe Krasniqit pritet të zhvillohet sonte me fillim nga ora 18:30.