I ftuari nga Gjykata Speciale: Është nder i madh që do të jem i akuzuar

17 janar 2019 | 20:58
Ismet Tara, komandant i Brigadës 124 të Rahovecit do të gjendet në Hagë më 17 shkurt për t’u intervistuar nga Prokurorët e Gjykatës Speciale lidhur me krimet potenciale të kryera nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Ai thotë se nëse ka ndonjë grua të vrarë ose të dhunuar edhe coftë nga ushtarët e tij, ai do të jap llogari. Deklarohet se për të do të jetë nder i madh që do të shkojë në Hagë si i akuzuar.

“Në qoftë se ka femra dhe gra të vrara ose të dhunuara duhet të jap përgjegjësi për të gjitha çfarë janë bërë. Nëse ka pleq mbi 70 vjeçar të vrarë apo të maltretuar atëherë edhe unë jam që për atë do të marrë përgjegjësi edhe për të gjithë ushtarët e mi. Është nder i madh që do të shkojë në Hagë si i akuzuar”, ka deklaruar ai për “Klan Kosova”.

Ai thotë se për të vrarët në betejë nuk do të merr asnjë përgjegjësi, por thotë se ndihet krenar nëse ka mundur ta vrasë dikë gjatë betejave.

“Për ata që janë vrarë në beteja me neve nuk marrë kurrfarë përgjegjësie, por ndihem krenar për atë nëse e kam vrarë ndonjë”, ka deklaruar ai.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Besa Shahini që vjen nga Kosova, anëtare e kabinetit qeveritar…