I gjithë fshati kthehet në hotel
04 tetor 2018
| 11:26
Një fshat i quajtur Corippo, në kantonin italian të Zvicrës jugore, dikur kishte një komunitet fermerësh me 300 banorë, sot Corippo ka mbetur me vetëm 12 banorë, 11 prej të cilëve janë mbi 65 vjeç. Të vetmet veprimtari ekonomike janë një bujtinë dhe një restorant i vjetruar. Një fondacion vendës, “Corippo 1975”, ka gjetur një ide për ta shpëtuar fshatin. Ata duan ta bëjnë hotelin e parë në Zvicër me dhoma të shpërndara.