I gjithë fshati u kthye në azil pleqsh (Foto)

24 maj 2019 | 15:21

Shpopullimi e ka detyruar bashkinë e një qyteze në Spanjë që të marrë masa disi të pazakonta.

“Kur një i moshuar futet në azil, sikur i fshihen të gjitha kujtimet dhe sikur i mbyllet dera për te shtëpia e tij. Këtu, i moshuari ka shtëpinë e vet, dhe qyteza është përshtatur me nevojat e të moshuarve”, ka shkruar kryetari i bashkisë në qytezën Pesceza të Spanjës.

Ai quhet Jose Vicente Granados dhe është rritur aty derisa ishte bërë 14 vjeç, kur ishte larguar për të studiuar teologji.

Megjithatë, mungesa e thirrjes shpirtërore e kishte bërë atë ta braktisë petkun e priftit e të kthehet te qyteza e vjetër, të cilën e ka drejtuar për tri mandate.

Qëkur është kthyer në vitin 2007, shkolla e fundit në qytezë kishte 25 vite që ishte mbyllur. Sot, më shumë se 65 për qind e popullsisë janë mbi 60 vjeç dhe qyteza është përshtatur për pleqtë.

Të moshuarit paguajnë 250 euro në muaj për qëndrimin. Me 250 euro pleqtë marrin katër vafte ushqim, dush, larje rrobash, floktore dhe një punishte ku mund të merren me gjëra për të shtyrë kohën.

Qendra ka infermiere të pranishmë nga ora nëntë e mëngjesit e deri në nëntë të darkë, si dhe katër infermiere natën për shërbim të plotë.Qendra ka infermiere të pranishëm nga ora nëntë e mëngjesit e deri në nëntë të darkë, si dhe katër infermiere natën për shërbim të plotë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Malit të Zi, Ljubisa Tumbakoviq, ka folur para…