I gjithë rrjeti kundër Beatrix, nëna e këngëtares ka dy fjalë për të bijën
BB VIP – Prej disa javësh, Beatrix Ramosaj, është bërë pjesë e shtëpisë së “Big Brother VIP”. Në rrugëtimin e saj brenda aty, këngëtarja e njohur ka treguar afrimitet të madh me Donald Veshajn.
Pak ditë më parë ata pranuan publikisht se kishin pëlqim për njëri-tjetrin dhe mbrëmë dhanë edhe puthjen e parë. E duket se tashmë i gjithë rrjeti është kthyer kundër tyre dhe kanë nisur ofendimet e shumta.
Kjo për shkak se aktori i humorit kishte një lidhje pezull jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Por me hyrjen e Trixë, gjërat morën një rrjedhë totalisht ndryshe.
Por ka edhe nga ata që kanë dalë në mbrojtje të tyre, sidomos duke u kujdesur për këngëtaren e njohur. Së fundmi, edhe mamaja e Beatrix, Antigona Ramosaj, ka reaguar përmes një postimi në “Instastory”.
Ajo ka ripostuar një postim të dikujt tjetër që i dilte në mbrojte Trixës dhe që i kërkonte falje që po gjykohej kaq shumë.
“Trixa na fal që jemi popull kaq i vogël dhe kaq paragjykues ndaj teje, na fal që s’kemi lënë gjë pa thënë dhe të kemi ofenduar ty duke prekur kështu dhe familjen tënde, por një gjë ta kesh në mend që i drejti zhytet por nuk mbytet.
Trixa një artiste me zemër të madhe, e pastër, vajzë e drejtë dhe e edukuar nga një nënë luanesh që i ka dalë mbanë të gjitha sfidave të jetës dhe zgjohemi ne nga askush dhe gjykojmë TRIXEN për çfarë, për fjalën më të madhe në botë që është dashuria…
Mjaft gjykuam se kështu nuk do arrijmë askund, përveç që s’do e kemi ndërgjegjen e pastër kur flemë dhe më e keqja nuk do fitojmë asgjë dhe e njëjta do na kthehet pas.
Suksese loçkë na ke mbrapa në Kosovën tënde, të duam shumë”, lexohet në postimin e nënës së Beatrix Ramosaj.