I “gjunjëzuar” nga bombardimet ruse, rrugët e Mariupolit shndërrohen në varreza
27 mars 2022
| 19:05
Rrugët e Mariupolit, një nga qytetet më të sulmuara nga forcat ruse, janë shndërruar në varreza.
Bombardimet e pandërprera kanë bërë që qytetarët t’i varrosin njerëzit e dashur në varreza të improvizuara.
Shumë trupa të pajetë janë ende të varrosur nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara.