I infektohen me Covid pjesëtarë të stafit, Putini futet në vetizolim

14 shtator 2021 | 11:44

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, do të futet në vetizolim për shkak se në rrethin e tij të ngushtë janë regjistruar raste me koronavirus.

Kremlini ka njoftuar të martën se për këtë arsye, presidenti rus nuk do të udhëtojë këtë javë për në Taxhikistan, ku kishte planifikuar të merrte pjesë në takime për sigurinë rajonale, shkruan “Reuters”.

Ndryshe, Putini ka thënë vitin e kaluar se është vaksinuar kundër Covid-19 me njërën nga vaksinat ruse, por këtë gjë nuk e ka bërë publikisht para kamerave.

Rusia ishte shteti i parë në botë që ka miratuar një vaksinë kundër sëmundjes së re në gusht të vitit të kaluar, ndonëse ekspertët e kanë kritikuar këtë veprim, duke thënë se ilaçi i ri ishte miratuar pa përfunduar faza e tretë e testimit.

Për më tepër, Rusia është në mesin e shteteve me më së shumti të infektuar e të vdekur nga Covid-19 në botë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kancelarja gjermane Angela Merkel ditën e sotme po zhvillon vizitën…