I infektuar me Covid, Berlusconi shtrohet në spital
04 shtator 2020
| 11:52
Disa ditë pasi rezultoi i infektuar me koronavirusin Covid-19, ish-kryeministri i Italisë Silvio Berlusconi është shtruar në spital.
Sipas agjencisë italiane të lajmeve Ansa, Berlusconi po merr trajtim në një spital në Milano. Ish-Kryeministri italian u dërgua në spital pasi shfaqi disa simptoma.
Mjekët thonë se gjendja e Berlusconit nuk është në rrezik, por thjesht po mbahet nën vëzhgim pasi shfaqi simptomat. /tvklan.al/