I infektuari me Covid 19 kërkon ta lëshojë Infektivja: Jam mirë, s’kam asgjë

17 mars 2020 | 11:58

Një nga të prekurit me koronavirus nga Vitia nëpërmjet një lidhjeje të drejtpërdrejtë ka folur për televizionin publik. I prekuri me virusin Covid 19 thotë se ai dhe gruaja e tij janë mirë, ndonëse edhe ajo ka rezultuar pozitive në testin për koronavirus.

Banori i Vitisë thotë se vetëm babai i tij 77-vjeçar, i cili ishte rasti i parë i infektuar me koronavirus në Kosovë, është më keq me shëndet, ndërsa ai dhe gruaja e tij janë mirë dhe se kërkon të lirohet menjëherë nga karantina në Infektivë. “Babën e kam ma ligësht, por këtu veç po na maltretojnë. Hiç asgjë s’kam. Unë kam fjetur në kerr, kam shku, kam ardh pastaj. Qe një javë këtu. Babai ka qenë në Itali. Kur ka ardhur nuk është ndier mirë. Unë e kam qëllimin me më lëshu sepse unë kam fëmijë, kam pula, i kam të gjitha. Nuk mund të rri këtu në Prishtinë, i mbyllur”, ka thënë ai për RTK-në.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Adele ka likuiduar kompaninë e saj të turneve, Remedy Touring…