I infektuari me Covid-19 në Istog është nga fshati Serbobran, e jo nga Gurakoci
26 prill 2020
| 00:42
Në komunën e Istogut është konfirmuar edhe një rast me koronavirus. Mirëpo, rasti në fjalë nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, u deklaruar se është nga fshati Gurrakoc i Istogut.
Mirëpo, drejtori i shëndetësisë në Komunën e Istogut, Mujë Osmani, ka thënë se rasti në fjalë është nga fshati Serbobran, e jo Gurakoc, siç është lajmëruar nga ISHPK-ja. “IKSHPK njoftoi për një person covid pozitiv nga Gurrakoci. Bëhet fjalë për H.H. nga Serbobrani i cili është dërguar nga Spitali i Pejës ku ka qenë i shtrirë në neurologji prej 15.04.20. Pa panikë!”, ka shkruar Osmani në profilin e vet në “Facebook”.