I infektuari me COVID: Gruas dhe fëmijëve u thashë lamtumirë
Një baba i gjendur në prag të vdekjes nga koronavirusi i ka lutur britanikët “të qëndrojnë në shtëpi” dhe “të mos bëhen idiotë”. Sipas mediave britanike, bëhet fjalë për Matt Dockray, 39 vjeç, i cili gjendet në kujdesin intensiv, ndërsa pret të vihet në një ventilator në një spital.
Mjekët thanë se mushkëritë e tij kishin probleme dhe ai u sëmurë në mënyrë kritike.
“Kjo më jep mundësinë të paralajmëroj secilin prej jush që mendon se është i pathyeshëm, ose që po shkel çdo këshillë për të dalë pa asnjë arsye”, tha babai me origjinë nga Wakefield, West Yorkshire.
“Thuajse çdo orë unë po shikoj dhomat e shënuara me një trëndafil të kuq të petëzuar – duke identifikuar ato kritike me Covid-19 – ndërsa familja e tyre u thonë lamtumirë përmes xhamit.
Për të gjithë ata që mendojnë se ata thjesht mund të kenë një kollë dhe simptoma të buta, ose që mendojnë se e kanë pasur atë, kështu që do të jenë mirë – ju lutemi mos u bëni idiotë.
Unë nuk do ta dëshiroja këtë për asnjë armik. Unë madje regjistrova një video për gruan dhe fëmijën tim për t’u thënë lamtumirë sepse në një moment gati u dorëzova për shkak të dhimbjes dhe frikës.
Unë kam qenë i sëmurë për tri javë nga një kollë e vogël që në ditën kur pashë futboll në Wembley më 1 mars. Kisha të dridhura, ethe dhe dhimbje koke.
Ditë për ditë ndihesha më keq, por vazhdoja duke injoruar çdo këshillë familjare.
Unë nuk u largova nga shtrati për pesë ditët e ardhshme dhe isha duke u përpjekur të qëndroja zgjuar dhe të merrja frymë siç duhet.
Më në fund, gruaja ime nuk mund të më dëgjonte më dhe thirri një ambulancë.
… mjekët me kostume më thanë që ata menduan se kisha Covid-19 dhe se isha sëmurë kritikisht”. /Telegrafi/