I jepet lamtumira atdhetarit Fadil Kelmendi, vlerësohet kontributi i tij në arsim dhe luftë
02 shkurt 2025
| 19:06
Sot në varrezat e lagjes Kelmendi, në fshatin Balincë të komunës së Malishevës i është dhënë lamtumira e fundit atdhetarit, mësimdhënësit Fadil Kelmendit, i cili ndërroi jetë në moshën 86-vjeçare.
Homazhet u mbajtën sot në ambientet e shkollës fillore “Tafil Kelmendi” në Balincë.
Në akademinë komemorative folën drejtori i kësaj shkolle Selajdin Kelmendi, drejtoresha e Drejtorisë Komunale për Arsim në Malishevë, Arbëreshë Krasniqi, veterani i arsimit e ish-drejtori Tahir Kelmendi, gjeneral Kudusi Lame dhe deputeti i Parlamentit të Kosovës nga këto anë, Gani Krasniqi.
Të gjithë këta vlerësuan figurën e Fadil Kelmendit, kontributin e tij në arsim dhe kontributin në luftë e në lëvizjet kombëtare të kësaj familjeje.