I jepet lamtumira e fundit 18-vjeçares Marigona Osmani

24 gusht 2021 | 14:40

Në varrezat e qytetit në Ferizaj është varrosur 18-vjeçarja Marigona Osmani, e cila u vra të dielën nga bashkëshorti saj në Ferizaj.

Në ceremoninë e varrimit kanë marrë pjesë një numër i madh i qytetarëve.

I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

Para se të niste ceremonia e varrimit, në Ferizaj u protestua dhe u kërkua drejtësi për vrasjen e 18-vjeçares.

Policia e Kosovës ka arritur ta arrestojë të dyshuarin kryesor për vrasjen e 18-vjeçares, Dardan Krivaqa.

 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti, ka reaguar për…