I jepet lamtumira e fundit Astrit Ademajt

10 shtator 2021 | 15:15

Është varrosur zyrtari i PDK-së, Astrit Ademaj, i cili është vrarë mbrëmjen e së mërkurës në Pejë.

Në media është publikuar edhe një fotografi nga ceremonia e varrimit. Në foton e publikuar, shihet se numri i personave që kanë marrë pjesë në varrim është goxha i madh.

Përveç Astrit Ademajt, të mërkurën në Pejë mbeti i vdekur edhe ish-bashkëpartiaku i tij, Blerand Kadriaj.

Ademaj dhe Kadriaj dyshohet se janë gjuajtur me armë në mes vete, duke pësuar lëndime vdekjeprurëse.

I plagosur ka mbetur edhe vëllai i Astrit Ademajt, Avniu, i cili pas trajtimit mjekësor është prangosur dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Astrit Ademaj ka qenë kandidat i PDK-së për kryetar të Pejës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti amerikan, Jo Bajden, është treguar i ashpër me dhjetëra…